Lidhje

Fëmijët shqiptarë denoncojnë dhunën


Dhuna në familje dhe në shoqëri po denoncohet tani me më shumë forcë jo vetëm nga gratë dhe vajzat, por edhe nga fëmijët. Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sapo ka përfunduar një raport sipas të cilit fëmijët po i shtojnë denoncimet për telefonit tek linja kombëtare e këshillimit e njohur si Alo 116-111.

Linja telefonike e këshillimit për fëmijë merr mesatarisht 400 telefonata në ditë, ose afro 100 mijë ankesa në vit. Alo 116 ka pritur gjatë 5 viteve më shumë se 530 mijë e 600 telefonata, nga të cilat janë zgjidhur 13 mijë e 112 konfliktee.
Raporti zbuloi se denoncimet më të shpeshta të fëmijëve në këtë linjë telefonike janë abuzimet fizike, emocionale dhe seksuale në dëm të tyre. Së dyti mbizotëron denoncimet e fëmijëve si dëshmitarë të dhunës në familje, depresion nga grindjet e tyre me prindërit dhe viktimizimi prej divorceve si dhe probleme me vëllezërit dhe motrat. Grupi tjetër më i madh i denoncimeve janë grindjet me mësuesit dhe me moshatarët në shkollë, dhe një mori vështirësish të tjera në procesin mësimor.

Linja Alo 116-111 bisedon me fëmijët në castet më të vështira të jetës së tyre. Ky është shërbim falas për të gjithë fëmijët 24 orë në ditë dhe 7 ditë. Ekspertët këshillojnë dhe informojnë fëmijët për problemet që kanë. Për rastet më ekstreme ata kërkojnë zgjidhje pranë shërbimeve publike dhe private të mbrojtjes së fëmijëve. Psikologët kërkojnë që fëmijët të marrin pjesë në proces, duke zbatuar standartet më të larta profesionale në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
XS
SM
MD
LG