Lidhje

Shqipëria dhe lufta kundër marijuanës


Zhilla mbi problemin e drogës në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:09:52 0:00

Doktor Fabian Zhilla thotë se prirja e rritjes s sipërfaqeve të mbjella me marijuana është dëshmi e dështimit të strategjisë me të cilën po luftohet ky fenomen. Këto komente ai i bëri në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku theksoi se në vend të një politike parandaluese, u ndoq thjesht politika e reagimit, që rrezikon të çojë në krijimin e një Lazarati te ri.

Sipas ekspertit, goditja ka patur në fokus vetëm mbjelljen dhe jo trurin e problemit, që janë grumbulluesit dhe trafikuesit e drogës.

Zoti Zhilla, ekspert për ekspertin e sigurisë kombëtare, thotë se situate bëhet edhe aq më e vështirë pasi një pjesë e problemit, janë edhe fermerët, të cilët të joshur nga nevoja për fitim të shpejtë dhe arsye ekonomike, po kultivojnë drogë në vend të të lashtave.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës Doktor Zhilla tha se reforma në sistemin e drejtësisë duhet shfrytëzuar për të luftuar krimin e organizuar që ka lidhje serioze me politikën shqiptare. Ai tha se do të ishte fatalitet në kufij historik për vendin, nëse polika nuk do t’i shërbente qëllimit për vetëpastrim.

Doktor Fabian Zhilla ndodhet në SHBA në kuadër të studimeve post doktoraturë në universitetin e Harvardit me programin prestigjioz Fulbright.

Zhilla mbi problemin e drogës në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:09:52 0:00

XS
SM
MD
LG