Lidhje

Fabius: Armët kimike do të pasohen me një përgjigje "masive"


Ministri i Jashtëm francez, tha se ekziston një marrëveshje e përgjithshme rreth një përgjigjeje të tillë.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius thotë se fuqitë perëndimore do të mbajnë një përgjegjësi të madhe nëse forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad përdorin armë kimike ose biologjike.

Zoti Fabius tha sot gjatë një interviste se ekziston një marrëveshje e përgjithshme rreth një përgjigje të tillë, duke i cilësuar armët kimike si një "rrezik shumë të madh".

Këto komente ministri i Jashtëm francez i bën ndërkohë që kreu i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar shkon në Siri për një vizitë 3 ditëshe, gjatë së cilës do të takohet me presidentin al-Assad dhe zyrtarë të tjerë. Kryqi i Kuq tha se bisedimet do të përqëndrohen në "situatën humanitare, që po përkeqësohet me shpejtësi" në Siri dhe në vështirësitë për të ndihmuar njerzit e prekur nga konflikti.

Ndërkohë, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF njoftoi se javën e kaluar 1,600 njerëz gjetën vdekjen nga lufta civile në Siri, duke e bërë këtë javën më vdekjeprurëse në konfliktin 18 mujor në atë vend.

Aktivistë të opozitës sirianë kanë njoftuar për vdekjen e 100 deri 200 njerave gjatë javës së kaluar, ndërsa forcat e Bashar al-Assadit intensifikuan përdorimin e forces ajrore për të shtypur kryengritjen. Numri i viktimave të përditëshme të njoftuara nga burimet qeveritare dhe të kryengritësve është vështirë të verifikohen sepse gazetarët e huajk nuk lejohen në zonat e konfliktit.

Në dhunën më të fundit dje, media shtetërore në Siri njoftoi se dy bomba shpërthyen pranë një kompleksi të sigurisë në Damask, duke plagosur 4 persona në një sulm për të cilin morën përgjegjësinë forcat rebele të ushtrisë “Siria e Lirë”. Media shtetërore siriane i denoncoi si akt terrorist bombardimet në distriktin Abu Rummneh të kryeqytetit. Në një tjetër sulm, qeveria siriane njoftoi se një makinë-bombë shpërtheu dje në periferi të Damaskut, duke vrarë 15 persona.
XS
SM
MD
LG