Lidhje

Marrin fund kërkimet, vrasësi i Facebook-ut vret veten


Të martën në Shtetet e Bashkuara morën fund kërkimet për një person, i cili akuzohej për postimin në Facebook të një videoje që paraqiste vrasjen e një njeriu. Pas një ndjekjeje nga policia personi i akuzuar vrau veten.

Steve Stephens akuzohej për vrasjen e një të moshuari në Cleveland të Ohajos, të dielën e Pashkës. Ai e publikoi në Facebook momentin e vrasjes dhe më pas u largua për t’i shpëtuar policisë.

Policia e shtetit të Pensilvanisë tha përmes Twitterit se oficerët e kishin parë Stephensin në distriktin Erie të martën në mëngjes. “Pas një ndjekjeje për pak kohë, Stephens vrau veten me armë zjarri”, - thuhej në deklaratën e policisë.

Stephens ishte vënë në listën e FBI-së të personave më të kërkuar dhe për informacione lidhur me arrestimin e tij ishte caktuar shumë e 50 mijë dollarëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG