Lidhje

Padi gjyqësore pasojnë daljen e aksioneve të Facebook në bursë


Shteti i Masaçusetsit, ka ngritur padi ndaj bankës investuese Morgan Stanley duke e akuzuar atë se mund të ketë fshehur informacione mbi parashikimin e të ardhurave të firmës Facebook

Shteti i Masaçusetsit, ka ngritur padi ndaj bankës investuese Morgan Stanley duke e akuzuar atë se mund të ketë fshehur informacione mbi parashikimin e të ardhurave të firmës Facebook.

Aksionet e rrjetit social më popullor të botës u shitën fillimisht për publikun me vlerën e 38 dollarëve. Por që nga e premtja çmimi i aksioneve ka rënë me 18 për qind, duke u ulur në 31 dollarë për aksion.

Agjencia Reuters njoftoi se analistët e kompanisë Morgan Stanley, agjencia kryesore që nxori në treg aksisonet e Facebook-ut, e rishikoi vlerësimin e tyre disa ditë para se të fillonte publikisht shitja e aksioneve. Rishikimi ishte bazuar në parashikimet e vetë kompanisë Facebook.
XS
SM
MD
LG