Lidhje

Ndahet nga jeta Fadil Sulejmani


Fadil Sulejmani, themelues dhe rektor i parë i Universitetit të Tetovës, është ndarë nga jeta. Ai ishte 73 vjeç dhe vuante nga kanceri.

Zoti Sulejmani njihet për guximin për të themeluar së bashku me kolegë të tij, universitetin e parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, në vitin 1994; një institucion ky që u njoh nga qeveria maqedonase vetëm pas dhjetë vjetësh.

Për shkak të veprimtarisë së tij në këtë institucion arsimor, në kohën kur autoritetet e quanin të paligjshëm, ai u dënua dhe qëndroi për një vit burg.

Profesor Fadil Sulejmani më parë ka punuar në Universitetin e Prishtinës. Ai është autor i një sërë artikujsh dhe punimesh shkencore në fushën e gjuhësisë. Zoti Sulejmani për një kohë ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

Varrimi i tij u bë sot pasdite në Tetovë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG