Lidhje

Faktori "moshë" në transplantimin e zemrës


Ish-nënpresidenti amerikan Dik Çeni vazhdon rimëkëmbjen pas transplantimit të zemrës më 24 Mars - në moshën 71vjeçare. Operacioni i tij ka ndezur një debat publik nëse mosha shihet si faktor për të marrë një zemër të re.

Ish-nënpresidenti Dick Cheney ka një histori të problemeve të zemrës. Ai e provoi goditjen e parë në zemrës kur ishte 37 vjeç dhe pastaj 4 goditje të tjera gjatë 30 viteve të ardhshme. Zemra e tij u dobësua shumë dhe 2 vjet më parë mjekët ia zevendësuan atë me një pompë mekanike.

"Zemra ime ndodhej në fazën e fundit. Ajo nuk pomponte me gjak të mjaftueshëm për të furnizuar veshkat, mëlçinë dhe organe të tjera."

Para se një person të mund të klasifikohet për transplantim të zemrës, duhet diagnostikuar në fazën e fundit të sëmundjes në zemrës.

Dr Samer Najar mbikëqyr transplantimet e zemrës në Qendrën Spitalore Medstar Uashington. Ai thotë se një numër faktorësh i ndihmojnë mjekët të vendosin se cili pacient merr një zemër të re.

"Ne u kontrollojmë atyre çdo organ të trupit dhe nëse janë të shëndetshëm, atëherë shohim për faktorë të tjerë. Ne njihemi me gjendjen e pacientit në përgjithësi sa i pajtueshëm është ai, sa i zbaton këshillat e mjekut, sa rregullisht i merr ilaçet dhe cfarë mbështetje shoqërore gëzon. Këto janë çështje kyçe në rast të transplantimit të zemrës."

Në moshën 71 vjeç, ish-nënpresidenti Çeni bëhet pacienti i parë në botë më i moshuar që merr një zemër të re. Doktor Najjar thotë se mosha është faktor shumë i rëndësishëm, por jo i vetmi faktor.

Të dhënat tregojnë se pacientët 65 vjeçarë janë ndjerë mirë pas një transplantim të zemrës. Pothuajse 75 për qind e tyre jetojnë edhe pesë vjet pas procedurës dhe gati 50 për qind kanë mbijetuar për 10 vjet pas transplantimit.

Nëse organet e tjera të një pacienti të moshuar funksionojë mirë, mjekët konsiderojnë si faktor kryesor moshën fiziologjike sesa moshën kronologjike. Rrjeti i Bashkuara për Shkëmbimin e Organeve administron sistemin kombëtar të transplantimeve. Sipas këtij rrjeti, numri i zemrave të dhuruara që transplantohen tek personat e moshuar ka qenë vazhdimisht në rritje për më shumë se 20 vjet.

XS
SM
MD
LG