Lidhje

Referendum mbi pavarësinë në ishujt Falklande


Shtrohet drejtpërdrejt pyetja, në se banorët duan të ruajnë statusin e tyre politik, si një territor britanik

Popullsia e ishujve Falklande do të vendosë sot dhe nesër, në se vendi do të vazhdojë të mbetet territor britanik. Në referendum shtrohet drejtpërdrejt pyetja, në se banorët e ishujve duan të ruajnë statusin e tyre politik, si një territor britanik, që ndodhet fizikisht jashtë mbretërisë.

Votimi i sotëm është një përpjekje për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje mes Argjentinës dhe Britanisë lidhur me ishujt. Argjentina pretendon se Britania ja ka grabitur ishujt dy shekuj më parë dhe të dyja palët duhet të negociojnë lidhur me sovranitetin e tyre. Britania e Madhe mori pronësinë e ishujve Falklande pas një konflikti vdekjeprurës me Argjentinën në vitin 1982.
XS
SM
MD
LG