Lidhje

Familja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi ndjehet e kërcënuar për jetën


Familja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi ndjehet e kërcënuar për jetën
Familja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi ndjehet e kërcënuar për jetën

Në Shqipëri familja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi i cili i vra në një atentat me autobombë në qendër të Vlorës më 9 shtator, i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës Bamir Topi, duke u shprehur se ndjehet e kërcënuar për jetën.

Hetimet për vrasjen e gjyqtarit Konomi nuk kanë cuar deri më tani në zbulimin e autorëve dhe pista kryesore është ajo që lidhet me pronesine e sipërfaqeve të mëdha tokash të familjes në një zonë pranë Durrësit e destinuar për zhvillimin e turizmit.

Në letrën , e cila i drejtohet edhe ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi si dhe kryetarit të Këshillit të lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, familja Konomi e cila është në proces gjyqësor për një tjetër sipërfaqe po në zonën e Durrësit, shkruan se “përsa kohë që krimi mbetet pa fajtorë dhe cështja e pronave e pazgjidhur, ne ndihemi seriozisht të rrezikuar për jetën. Frika jonë – shkruhet më tej – është edhe më e madhe tanimë që gjendemi në pragun e një gjyqi i cili pritet të zhvillohet më 3 tetor”. Familjarët e gjyqtarit kërkojnë që autoritetet të ushtrojnë influencën e tyre "që procesi të zhvillohet i qetë e në përputhje me ligjin” e që "familja si dhe trupi gjykues të jenë nën mbrojte ndaj presioneve të mundshme”.

Familja Konomi shprehet se nuk do të tërhiqet e do të kërkojë të drejtën e saj duke nënvizuar se “zbulimi i autorëve dhe finalizimi i proceseve të pronësisë, konform ligjit do të lehtësonin dhuimbjen e tyre e do të ishin një shembull i shkëlqyer i miërfunksionimit të shtetit ligjo në Shqipëri”, shkruhet në letërn e familjarëve të gjykatësit të vrarë Skerdilajd Konomi.

XS
SM
MD
LG