Lidhje

Familja e ish presidentit çek Vaclav Havel kryen nderimet e fundit

  • Zëri Amerikës

Familja e ish presidentit çek Vaclav Havel kryen nderimet e fundit

Familja e ish presidentit çek Vaclav Havel kryen nderimet e fundit

Familja e ish presidentit çek Vaclav Havel e ka vendosur hirin e tij në një parcelë familjare në varrezat e Pragës. E veja e Havelit, zonja Dagmar e vendosi vazon me hirin e tij në një varr ditën e sotme, pikërisht në 15 vjetorin e martesës së tyre. Haveli do të prehet pranë gruas së parë, Ollga, e cila vdiq në vitin 1996.

Dramaturgu disident, i cili udhëhoqi revolucionin e vitit 1989 kundër regjimit komunist vdiq në 18 dhjetor. Në funeralin e tij në 23 dhjetor morën pjesë disa udhëheqës botërorë, mes tyre sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, ish presidenti Bill Klinton, presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kryeministri britanik David Kameron. Ish presidentin Havel e nderuan gjithashtu presidenti çek Vaclav Klaus dhe ish Sekretarja amerikane e Shtetit e lindur në Çeki, Madlin Albright.

Ish udhëheqësi çek, i cili ishte i pari president i zgjedhur në Çekinë demokratike, vdiq në gjumë mbas problemeve me frymëmarrjen. Ai ishte 75 vjeç.

XS
SM
MD
LG