Lidhje

Një revistë franceze nën kërcënimin e padisë gjyqësore


Familja mbretërore e Britanisë thuhet se po konsideron ngritjen e një padie kundër një reviste franceze, që ka publikuar fotografi të bashkëshortes së Princit William, Kate Middleton, duke bërë banjo dielli pa pjesën e sipërme të kostumit të saj, në një shtëpi private në Francë.

Revista Closer i publikoi fotot të premten, së bashku me një artikull mbi pushimet e çiftit, që njihen zyrtarisht si Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

Në një deklaratë, familja mbretërore tha se William dhe Kate, të cilët u martuan vetëm vitin e kaluar, ishin "të trishtuar" nga ajo që ata e quajtën një shkelje "groteske dhe plotësisht të pajustifikueshme" të intimitetit.
XS
SM
MD
LG