Lidhje

Adhuruesit e princeshës Diana kujtojnë 50 vjetorin e ditëlindjes së saj


Adhuruesit e princeshës Diana kujtojnë 50 vjetorin e ditëlindjes së saj
Adhuruesit e princeshës Diana kujtojnë 50 vjetorin e ditëlindjes së saj

Nëse do të jetonte, sot Princesha e Uellsit, Diana do të mbushte 50 vjeç.

Fatkeqësisht ajo u nda nga jeta në vitin 1997, në një aksidentë të rëndë automobilistik në Paris, ndërsa ndiqej nga paparaci.

Por jeta e saj, bukuria, të dashurit e saj dhe veprimtaritë e saj shoqërore ende tërheqin shumë admirues dhe një publik të mahnitur prej saj.

Disa prej tyre u mblodhën përjashta pallatit Kensington të Londrës, ku ajo kishte jetuar. Ajo njihej gjithashtu si "Princesha e Popullit", por vdekja e saj në moshën 36 vjeçare erdhi në një kohë të trazuar të jetës së saj.

Revista amerikane Newsweek, shkaktoi një reagim të fortë mes admiruesve të saj këtë javë pasi botoi një fotografi të Dianës, ashtu siç do të dukej ndoshta sot, krah për krah nuses së djalit të saj, Willim, Kate Middleton, të cilët u martuan në prill.

Gjatë jetës së saj, princesha Diana spikati për personalitetin e saj, si dhe modën që sillte me paraqitjen e saj në ngjarje të rëndësishme kulturore e sociale ku ishte e pranishme.

Për këtë arsye Diana shihet si një ikonë e modës. Për shumë njerëz që jetonin dhe e njihnin nga afër, Diana mund të kishte nisur një jetë të re në Amerikë, mbas divorcit të saj me princin Charls të Anglisë.

Përpara vdekjes ajo u përfshi gjithnjë e më shumë në jetën amerikane.

XS
SM
MD
LG