Lidhje

Familjarët e ushtarëve të djegur turq kërkojnë përgjigje


autoblindë e ushtrisë turke në Siri
autoblindë e ushtrisë turke në Siri

Dy ditë pasi u qarkullua një video ku shfaqen luftëtarë të Shtetit Islamik duke djegur për së gjalli dy ushtarë turq, familjet e viktimave janë ende në kërkim të përgjigjeve.

“E pashë videon. Njëri prej tyre është im bir. Jam i sigurtë. Nuk do e njihja tim bir? Por, nuk di nëse videoja është e vërtetë apo jo”, i tha Zërit të Amerikës Aydin Tash, babai i Sefter Tash, një prej ushtarëve në video.

Ai shtoi se: “Jemi shumë të frikësuar dhe po presim për lajme të mira. Shkova disa herë në Ankara për tim bir dhe bëra takime me zyrtarë të lartë. Edhe ata po presin si ne dhe shpresojnë për ndonjë lajm të mirë.”

Sipas organizatës SITE Intelligence Group, e cila monitoron grupimet militante në internet, dega e Shtetit Islamik në Aleppo të Sirisë e qarkulloi ditën e enjte videon makabre, ku tregohen dy ushtarë turq që nxirren të lidhur me zinxhirë nga një kafaz dhe pastaj digjen të gjallë.

Mediat kryesore turke nuk raportuan për videon. Megjithëse nuk ka patur një reagim zyrtar, autoritetet citohen të jenë shprehur se janë vendosur kufizime për hir të sigurisë publike.

Muajin e kaluar, ISIS pati njoftuar se kishte marrë peng dy ushtarë turq në Sirinë veriore, ku forcat turke janë në një ofensivë kundër grupimit ekstremist, dhe zyrtarët ushtarakë turq thanë se patën humbur kontaktet me dy ushtarë në atë zonë.

XS
SM
MD
LG