Lidhje

Familjet rome dhe qendra tranzitore për ta


Në periferitë e Tiranës janë në kushte emergjente së paku 2 mijë romë, që jetojnë në baraka, nga mund t'i përzejnë për shkak të ndërtimeve private dhe publike.

53 familje rome po trajtohen me mjekë e psikologë prej afro 3 muajsh në Qendrën Tranzitore të Emergjencave. Fëmijët kanë po ndjekin shkollat e zonës, burrat janë vetëpunësuar në riciklimin e mbetejve urbane ndërsa gratë janë futur në disa kurse profesionale. Këto familje u bënë lajm kryesor për shumë ditë në fillim të vjeshtës, sepse jetuan në qiell të hapur në trotuarët e unazës së re, pasi një firmë ndërtimi i largoi nga një fushë me cadra për të ngritur pallate. Vuajtjet e tyre e shtynë qeverinë e re që të ngrinte për herë të parë në fund të shtatorit qendrën e emergjencave në mjediset e një reparti ushtarak në periferinë lindore të kryeqytetit.

Pasi kanë zgjidhur problemin e strehimit romët e qendrës së emergjencave kanë hedhur shikimin te nevoja të tjera si punësimi dhe shkollimi. Shërbimi Social Shtetëror kujdeset në qendrën tranzitore me mjekime, psikologë e punonjës socialë, që të plotësojë kërkesat e këtyre familjve të reja dhe me shumë fëmijë.

Një pjesë e familjeve më të vjetra përballen me një mori hallesh, janë aty edhe disa familje të reja, të sapomartuar me një apo dy fëmijë, që po përpiqen të fillojnë një jetë të re. Ata së pari duan të përgënjeshtrojnë komentet se u pëlqen jeta endacake, se nuk dinë të jetojnë në kushte normale dhe se zgjedhin tendat para një shtëpie të fortë.

Familjet rome janë regjistruar në gjendjen civle, janë pajisur me dokumenta të të gjitha llojeve për mbrojtje dhe strehim social, kanë marrë rregullisht paketa ushqimore, veshmbathje, pajisje kuzhine dhe hidrosanitare. Bëhet fjalë për 53 familje me afro 220 pjestarë. Por në periferitë e Tiranës janë në kushte emergjente së paku 2 mijë romë që jetojnë në baraka, nga mund t'i përzejnë për shkak të ndërtimeve private dhe publike. Romët kërkojnë që edhe bashkia të përfshihet më shumë në zbutjen e halleve të tyre.

Qendra tranzitore e emergjencave e ka si sfidë të radhës shkollimin e romëve dhe integrimin e tyre në lagjet e kryeqytetit. Fëmijët përgatitin detyrat në një qendër të posacme pasi mbarojnë shkollën, ndërsa nënat po mësojnë profesione të ndryshme. Ndërsa burrat përballen me paragjykimet e shoqërisë dhe e kanë të vështirë të punësohen, përvecse të mbledhin hekurishte nga industritë e vjetra.

XS
SM
MD
LG