Lidhje

Parqet e tifozëve të Johanesburgut

  • Xhef Suajkërd

Parqet e tifozëve të Johanesburgut

Parqet e tifozëve të Johanesburgut

Ka shumë mënyra ta shohësh Kupën e Botës në njërin prej qyteteve ku zhvillohen ndeshjet, në Johanesburg. Njerëzit që janë me fat kanë mundur të gjejnë bileta, të tjerë shkojnë në restorantet dhe baret e shumta për të parë ndeshjet. Po ashtu shumë të frekuentuara janë parqet e tifozëve të FIFA-s. Organizata Botërore e Futbollit, ka ndërtuar tre lokale të reja në qytetin e Johanesburgut:

Parqet e sponsorizuara nga FIFA janë bërë mjaft popullore në Johanesburg.Ka tre parqe të tilla në të gjithë qytetin. Ky këtu, në Newtown, pranë qendrës së qytetit, është më i madhi. Thebe Moabelo thotë se është shumë bukur të ndash emocionet që të krijojnë ndeshjet e Kupës Botërore me njerëz që nuk i njeh.

"Është shumë bukur, edhe pse nuk i njoh njerëzit që shohin ndeshjen, nuk ua di as emrin, nuk e kam problem t’i pyes: Sa është rezultati? Më pëlqen shumë t’i shoh ndeshjet këtu,"- thotë ai.

Parqet janë një vend ku ja kalon mirë me shoqëri edhe gjatë pushimeve të lojrave. Ka muzikantë endacakë, dhe plot gjallëri. Këtu ka edhe një fushë fubolli ku mund të luajnë fëmijët…

Në parqet e tifozëve njerëzit njihen edhe me kulturën afrikane. Këtu shiten punime të ndryshme artizanale…Ester Gthinji pranoi të na tregonte disa nga punimet që shet.Ajo na tregoi edhe një koleksion kukullash afrikane të punuara me dorë, nga fiset Ndebele, Zulu dhe Swazi.

Në Afrikën e Jugut ka shumë fise, Ndebelet, vishen kështu psh. Këto janë ngjyrat e tyre karakteristike dhe mënyra e vetme për t’i dalluar nga fiset Zulu. Këtu shërbehen edhe ushqime…

Por natyrisht, ajo që i tërheq njerëzit më shumë këtu, është futbolli. Pas ndeshjeve turmat drejtohen për tek ambjentet ku serviren ushqimet, pastaj ka përsëri ndeshje dhe kështu momentet e bukura dhe plot emocione vazhdojnë…

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG