Lidhje

Faqja elektronike Uikiliks konfirmon thyerje të parametrave të sigurisë


Faqja elektronike Uikiliks konfirmon thyerje të parametrave të sigurisë
Faqja elektronike Uikiliks konfirmon thyerje të parametrave të sigurisë

Faqja elektronike Wikileaks ka konfirmuar njoftimet për thyerje të parametrave të saj të sigurisë, gjë që ka rezultuar në publikimin elektronik të një mase të madhe të komunikimeve diplomatike amerikane me emrat përkatëse të burimeve.

Në një deklaratë të publikuar të enjten, Wikileaks fajësonte gazetën Guardian për botimin e dokumentave, duke thënë se gazetari i së përditshmes britanike kishte zhbllokuar të tërë arkivën e faqes, kur kishte nxjerrë fjalëkalimin e faqes në një libër.

Një zëdhënës i gazetës mohon të jenë kryer shkelje, duke thënë se sipas informacionit të tyre, fjalëkalimi do të skadonte brenda pak orësh. Po sipas zëdhënësit, në artikullin e tyre nuk ishin publikuar të dhëna për vendndodhjen e dokumentave.

XS
SM
MD
LG