Lidhje

Farage: Brexit ofron shpresë për vendet e tjera


Udhëheqësi i Partisë së Pavarur të Britanisë Nigel Farage, i cili ka dhënë dorëheqjen, tha se vendimi britanik për t’u larguar nga Bashkimi Evropian ofron një rreze shprese për lëvizje të ngjashme kudo në Evropë.

Zoti Farage tha se nga sondazhet e opinionit në Danimarkë, Holandë, Republikën Çeke dhe Itali del se edhe elektoratet e atjeshme mund të vendosin të largohen nga BE-ja, nëse u jepet rasti për të votuar në referendume kombëtare.

Ai tha se projekti i Bashkimit Evropian është duke marrë fund dhe se shenjat e qarta të paralajmërimit do të duken kur Hungaria të votojë për çështjen e kuotave për imigrantët dhe kur në Austri të zhvillohen zgjedhjet e përsëritura presidenciale.

Zoti Farage tha se kriza e eurozonës është rikthyer, jo vetëm për shkak të afrimit të afatit kur Greqia duhet të shlyejë një këst të borxhit, por edhe me keqësimin e gjendjes në sektorin bankar të Italisë, që ai tha se ishte mjaft shqetësues.

XS
SM
MD
LG