Lidhje

Izraeli pezullon procesin e paqes me palestinezët


Izraeli ka vendosur që të pezullojë bisedimet e paqes me palestinezët, në përgjigje të një marrëveshjeje për ripajtim mes dy fraksioneve kryesore palestineze, Lëvizjes Fatah dhe Hamasit.

Dy fraksionet kanë thënë se do të përpiqen të formojnë një qeveri uniteti në javët e ardhshme.

Izraeli bëri të ditur se do të imponojë sanksione ekonomike ndaj Autoritetit Palestinez.

Dy grupet rivale ranë dakord dje për organizimin e zgjedhjeve, duke bërë një përpjekje të re për të kapërcyer ndarjen shtatë- vjeçare që i ka lënë ata me dy qeveri.

Hamasi dhe Fatahu u përçanë në mënyrë të dhunshme në 2007 dhe që nga ajo kohë palestinezët janë ndarë nën dy grupime udhëheqëse.

Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e shohin Hamasin si grup terrorist.

Por në rrugët e Gazës, njerëzit e mirëpritën mundësinë e ndërprerjes së konfliktit shumëvjeçar mes fraksioneve rivale dhe krijimin e një uniteti mes tyre.

Është e paqartë si mund të ketë sukses ky plan kur përpjekje të mëparshme kanë dështuar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG