Lidhje

SHBA, sot festohet "Dita e Baballarëve"


Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Baballarëve, një ditë kur nderohen baballarët. Presidenti Barack Obama tha në fjalimin e tij të përjavshëm se me afrimin e festës ai ka menduar lidhur me përgjegjësitë që kemi ndaj njëri-tjetrit. Presidenti tha: “Të mos harrojmë kurrë se sa të mira mund të arrijmë thjesht duke dashur njëri-tjetrin.”

Origjina e festës së baballarëve filloi me 5 korril të vitit 1908, kur një kishë në Virxhinian Perëndimore mbajti sherbimin e së dielës në kujtim të 362 burrave që kishin humbur jetën një vit më parë nga shpërthimi në një minierë qymyri.

Vitin që pasoi, një grua nga Spokejn e shtetit Uashington, e cila u rrit nga babai i saj i ve, nisi një fushatë për të krijuar një festë për baballarët, sikurse është edhe Dita e Nënës. Ajo pati sukses dhe në vitin 1910 shteti i Uashingtonit festoi për të herë të parë Ditën e Baballarëve.

Gjatë viteve 1920 dhe 1930, pati përpjekje për të bashkuar Ditën e Nënës dhe Ditën e Babait në një festë të vetme, Dita e Prindërve. Por me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, mbështetësit e idesë së festës e nxitën publikun të festonte Ditën e Baballarëve, si një mënyrë për të nderuar ushtarët që po i shërbenin vendit. Ata ja dolën dhe nga fundi i luftës, Dita e Baballarëve u filloi të festohej në mbarë vendi. Por ishte Presidenti Richard Nixon, ai që e njohu Ditën e Baballarëve si një festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara, për herë të parë në vitin 1972.

XS
SM
MD
LG