Lidhje

Fati i atletëve kinezë që largohen nga sporti

  • William Ide

Fati i atletëve kinezë që largohen nga sporti

Fati i atletëve kinezë që largohen nga sporti

Yjet kineze të sportit, si psh lojtari i Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit Yao Ming, e kanë bërë të njohur Kinën në skenën globale. Ata rritur si atletë nga sistemi i kufizuar i sporteve, tek suksesi në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, jo të gjithë atletët kinezë janë me fat. Në fakt, shumë prej tyre, të cilët fillojnë të stërviten në moshë të re dhe kanë patur njohuri të kufizuara jashtë sportit, e kanë të vështirë jetën kur largohen nga fusha sportive. Korrespondenti i Zërit të Amerikës William Ide sjell hollësi nga Pekini:

Në Kinë, gjendja e vështirë në të cilën ndodhet sportisti Zhang Shang-Wu, ish- kampion bote në gjimnastikë, por që sot e ka lënë sportin, ka tërhequr vëmendjen dhe dhimbsurinë e publikut.


Zhang fitoi medjale ari në ushtrimet në unazë në vitin 2001, në Lojërat Botërore Universitare në Pekin. Ky ishe edhe kulmi i karrerës së tij sportive. Më vonë ai u fut në burg dhe muajin e kaluar u pa duke kërkuar lëmoshën nëpër rrugët e Pekinit.

Zhang u largua nga gjimnastika një vit pasi nuk arriti të futej në ekipin kombëtar të Kinës për Lojërat Olimpike të vitit 2004. Pasi u largua nga sporti, u fol se atij i dhanë një kompensim dhe një pension prej 6 mijë dollarësh. I braktisur nga fati dhe në varfëri, Zhang tha se i kishte shitur medjalet e tij të arit për rreth 10 dollarë. Jo shumë kohë më vonë, ai u dënua me rreth 4 vjet burg për vjedhje.

Fan Hong, ish administratore në Ministrinë kineze të Sporteve, tani profesore në Universitetin Kork në Irlandë, thotë se Zhang nuk është një përjashtim dhe se shumë atletë të tjerë kanë të njëjtin problem. Ajo thotë se ndërsa qeveria kineze ka bërë përpjekje për ta përmirësuar gjendjen, ende ka një numër të madh atletësh elitë, të cilët ndeshen me vështirësi të tilla.

“Është mirë për ta kur marrin medalje në Lojërat Olimpike, por kur dalin në pension, nuk është bërë zakon që të mbështeten nga komuniteti i biznesit, prandaj dhe e kanë shumë të vështirë.”

Në Kinë ka mijëra atletë, të cilët bëjnë karrierë sportive të suksesshme në sistemin shtetëror të sportit që në moshë të re, duke e përqëndruar të gjithë energjinë dhe kohën e tyre në perspektivën për të fituar një medalje ari në Lojërat Olimpike. Dhe Zhang nuk është shembulli i vetëm i një ish-atleti të pafat pas përfundimit të karrierës sportive.

Ka patur shumë njoftime për ish-atletë kinezë, të cilët janë detyruar të shesin medaljet për shkak të vështirësive për të jetuar.

Kalimi i Kinës gjatë dy dekadave të fundit nga një ekonomi e centralizuar në ekonomi tregu e ka bërë më të vështirë jetën për ish-atletët. Analistët thonë se arsimimi dhe aftësia profesionale tani luajnë një rol më të madh në vendimmarrjen për punësimin, prandaj atletët elite të cilët i kalojnë vitet e fëmijërisë dhe rinisë duke u përqëndruar tek sportet, mbeten prapa në fusha të tjera.

Fan Hong thotë se para viteve 1990, kur atletët dilnin në pension, ata gjenin punë si trajnerë, ose ndonjë punë tjetër, me ndihmën e qeverisë. Sot politika e qeverisë është që Ministria e Sporteve të vazhdojë të kujdeset për atletët, por të përqëndrohet më tepër për t’i ndihmuar ata të gjejnë punë vetë.

“Ata u sigurojnë disa mundësira atletëve, si të shkojnë në Universitet pasi të largohen nga sporti dha pastaj ka disa politika të posaçme për atletët yje. Për shembull, ata që kanë fituar medalje ari në Lojrat Olimpike, ose në se kanë marrë njërin nga tre çmimet e para në gara ndërkombëtare, mund të pranohen në universitet edhe pa i plotësuar kriteret bazë, si mesatarja e lartë.”
Zyrtarja Fan Hong thotë se komisionet sportive po ashtu u japing para sportistëve që të fillojnë biznesin e tyre, ose të gjejnë punë pasi largohen nga sporti, por jo për të gjithë tregohet i njëjti kujdes.

Në rastin e Zhang Shanwu-s, ajo thotë se kishte bërë fjalë me trajnerin kur u skualifikua nga ekipi kombëtar dhe se ai kishte refuzuar ta ndihmonte të pranohej në një kolegj sportiv.

Sipas një njoftimi nga agjencia kineze shtetërore e lajmeve, HSINHUA, trajnerët e tij dhe zyrtarët lokalë të sporteve kanë thënë se janë përpjekur ta ndihmojnë Zhang-un dhe se ai kishte shkelur rregulloret e ekipit ku bënte pjesë. Në raportin për këtë çështje thuhej se Zhang nuk e ndryshoi sjelljen, edhe pas disa përpjekjeve nga trajnerët e tij dhe nga drejtuesit e ekipit.

Hu Zingdou, professor në Institutin e Teknologjisë të Pekinit, thotë se pavarësisht nga ajo që ka ndodhur me Zhang-un, sistemi duhet të ndryshojë.

“Të flasim realisht, këta sportistë nuk janë arsimuar siç duhet në vitet e fëmijërisë. Nuk do të ishte e vështirë t’i trajnosh ata të kryejnë punë të ndryshme. Vendi duhet t’u sigurojë ndihmë atletëve që largohen nga sporti përmes një programi gjithpërfshirës. Ata që kanë kontribuar kaq shumë për vendin duhet të kenë një jetë të qetë pasi largohen nga sporti.”

Por për individë si Zhang Shangwu, mund të jetë tepër vonë që ndryshimet e sistemit kinez të sporteve t’u vijnë atyre në ndihmë. Fatmirësisht, në rastin e tij, kohët e fundit ka patur shumë mundësi për të gjetur punë, pasi media e mbuloi gjerësisht historinë e tij. Në fund të korrikut, Zhang filloi punën për një biznesmen të pasur kinez, Chen Guangbiao, i cili i ofroi atij një vend si trajner personal për të dhe punonjësit e tij.
“Mendoj se në shoqërinë tonë ka shumë njerëz si Zhang Shangwu. Ka shumë prej tyre që kanë nevojë për dashurinë dhe kujdesin tonë, për njerëz me një ndjenjë përgjegjësie, për t’i ndihmuar ata.”

Biznesmeni Chen shton se veç punës, ai do të vazhdojë ta ndihmojë Zhengun në të ardhmen, që të sistemohet dhe ndoshta të krijojë edhe familje.

XS
SM
MD
LG