Lidhje

Fatmir Besimi: Problemi i emrit, një nga pengesat drejt BE


Fatmir Besimi, Zëvendëskryeministër dhe ministër për integrimet në BE i Maqedonisë, i tha Zërit të Amerikës se nuk beson që çështja e akuzave për spiunazh të ngritura kundër udhëheqësit të opozitës Zoran Zaev do t'i devijojë përpjekjet e vendit drejt integrimeve evropiane. Zoti Besimi, i cili është ministër i BDI-së në koalicionin qeveritar, tha gjithashtu se problemi i emrit të Maqedonisë ka qenë një ndër pengesat që i ka vështirësuar përpjekjet e vendit për integrimet evropiane.

Intervistë me zv/kryeministrin e Maqedonisë, Fatmir Besimi
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:24 0:00

Zëri i Amerikës: Z. Besimi, Maqedonia ka më shumë se nëntë vjet që ka marrë statusin vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por nuk shikojmë të jenë bërë hapa të tjerë në një përparim të mëtejshëm në këtë drejtim. Ku ka qenë problemi?

Fatmi Besimi: Arësyeja kryesore në këtë proces është çështja e hapur dhe e pazgjidhur ende e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe kjo ka bërë që pas gjashtë rekomandimeve të njëpasnjëshme, në gjashtë vitet e fundit, sërish të mos arrihet një konsensus në Këshillin e Bashkimit Evropian për të marrë datë për fillimin e negociatave zyrtare për aderim në BE.

Zëri i Amerikës: Për cështjen e emrit, a mendoni se ardhja e qeverisë Tsipras në fuqi në Greqi mund ta ndërikojë më tepër çështjen?

Fatmir Besimi: Në këtë fazë, ndodhta është herët të bëhen parashikime të këtilla, por ajo që është më e rëndësishme është pozita që duhet ta ketë Maqedonia. Ne duhet të vazhdojmë të jemi të hapur dhe konstruktiv mbi çështjen e emrit, të tregojmë interesim në këtë drejtim dhe normalisht në mundësinë e parë që qeveria e re greke do t’i qaset kësaj çështjeje ne ti shtrojmë bisedimet e hapura për të zgjidhur edhe këtë çështje që është jashtëzakonisht e rëndëishme për Maqedoninë, në radhë të parë për integrimet euroatlantike, por besoj, edhe për qeverinë greke, si një vend anëtar i Bashkimit Evropian i cili që në Traktatin e Selanikut dhe më vonë më 2004 dhe 2014 ka promovuar integrimin apo zgjerimin e BE-së me Ballkanin perëndimor.

Zëri i Amerikës: Po për çështjen e integrimeve në Bashkimin Evropian, a ka dallime në koalicionin qeveritar?

Fatmir Besimi: qëndrimet zyrtare, si pjesë e programit qeveritar... është që prioritet kryesor të jetë integrimi i vendit në BE dhe në Nato. Kjo ka qenë tema kryesore edhe në koalicionimin e ri në rast që nga platforma e përgjithshme, e cila përfshin edhe aspekte etnike, për një moment iu dha përparësi çështjes së integrimit euro-atlantik që do të krijonte një mundësi më të mirë për të shtjelluar edhe tema ndëretnike por edhe ato ekonomike.

Zëri i Amerikës: Z. Besimi, sa interesim ka ngjallur tek partitë shqiptare çështja e drejtuesit opozoitar Zoran Zaev, i cili është akuzuar për spiunazh dhe për grushtshteti?

Fatmir Besimi: Nuk dua të bëhem pjesë e çfarëdo spekulimi me ndonjë deklaratë në mungesë të informimit, por atë që mund të them është se procesi është jashtëzakonisht i ndjeshëm politikisht. Sa i përket implikimeve, gjithsesi mund të ketë implikime në procesin e integrimeve euroatlantike, pasi që dialogu politik është një nga kërkesat e Bashkimit Evropian, dhe standardet e Natos, gjithashtu. Tjetra është për investirorët e huaj. Patjetër që është një sinjal që mund të ndikojë në vendimet e investitorëve për të investuar ose jo dhe çështja e tretë në këtë kontekst të ngecjes së proceseve eurointegruese dhe euroatlantike dhe të një mirëqenieje në aspektin e investimeve dhe vendeve të reja të punës si dhe e temave ende të hapura të çështjeve ndëretike, mund të ketë ndikime edhe në marrëdhëniet ndëretnike brenda vendit.

Zëri i Amerikës: Çfarë zhvillimesh mendoni se mund të ketë në këtë çështje:

Fatmir Besimi: Është me rëndësi që Maqedonia të përqendrohet tek tema kryesore: të punojmë për të ardhmen e integrimit euroatlantik, të ruajmë marrëdhëniet ndëretike në një nivel të respektit të dërsjellë dhe të krijojmë një ambient për investitorët. Çdo gjë tjetër jashta kësaj e devijon rrugën dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Maqedonisë, gjegjësisht të anëtarësimit të plotë në Nato dhe në BE.

XS
SM
MD
LG