Lidhje

FBI, letër Kongresit mbi emailet e reja të znj. Clinton


Drejtori i FBI-së, James Comey, ka informuar Kongresin se një shqyrtim i email-eve të reja të lidhura me detyrën e ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, nuk kanë rezultuar në prova të reja për shkelje të mundshme penale.

Në një letër drejtuar Kongresit amerikan, zoti Comey shprehet se për rrjedhojë nuk janë ndryshuar konkluzionet e FBI-së për zonjën Clinton, të nxjerra në muajin korrik.

Në muajin korrik, zoti Comey pati deklaruar përdorimi i një serveri privat email-i nga zonja Clinton, ishte një veprim i pakujdesshëm, dhe se asnjë prokuror nuk do të ngrinte akuza penale për këtë gjë.

Çështja u rikthye papritur në vëmendje javën e kaluar, kur FBI-ja njoftoi se po fokusohej sërish tek çështja, pasi kishte gjetur një seri email-esh gjatë hetimeve për një tjetër çështje, atë ndaj ish-ligjvënësit Anthony Wiener.

XS
SM
MD
LG