Lidhje

FBI shkatërron një rrjet të vjedhjes në Internet


Byroja Federale e hetimeve amerikane FBI thotë se ka shkatërruar një rrjet botëror të vjedhjes së kredit kartave përmes Internetit.

Zyra e FBI-së në Nju Jork e ka quajtur këtë operacionin më të madh në histori, i cili zgjati për rreth 2 vite ku u përfshinë agjentë të inflirturar të saj në 13 vende .

Zyrtarët thanë ditën e djeshme se ky operacion mbrojti 400 mijë njerëz, që nuk u bën viktima të mashtrimit e vjedhjes së kredit kartave të tyre, duke u shpëtuar atyre më shumë se 205 milion dollarë në blerje ku përdoreshin informacionet e vjedhura .

24 persona të dyshuar janë arrestuar - 11 në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që policia ka arrestuar 13 të tjerë në Britani, Bosnje Hercegovinë, Bullgari, Gjermani, Itali, Japoni dhe Norvegji.

FBI-ja thotë se të dyshuarit mendohet se drejtonin një organizatë botërore kriminale të përfshirë në vjedhjen e kredit kartave.

Përmes kësaj organizate janë vjedhur mijëra kredit karta dhe numra të llogarive bankare, të cilat janë përdorur për blerje mallrash dhe shërbimesh të ndryshme përmes internetit.
XS
SM
MD
LG