Lidhje

FBI: Autorët e sulmit në Kenia vdiqën gjatë shpërthimit


Hetuesit amerikanë që ndihmuan në hetimin e sulmeve vdekjeprurëse të shtatorit në një kompleks dyqanesh në Nairobi të Kenias, thonë se mendohet që ekstremistët e rrjetit al-Shabab, të cilët ndërmorën masakrën, gjetën vdekjen gjatë sulmit.

Në një raport të publikuar dje në faqen elektronike të FBI-së, Dennis Brady, atashe ligjor tha se nuk ka prova që ndonjëri prej autorëve të sulmit u shpëtoi shpërthimeve dhe zjarrit që përfshiu ndërtesën Westgate, para shembjes së disa pjesëve të saj.

Zoti Brady shtoi se hetuesit kenianë kanë gjetur trupat e djegur të atyre që besojnë se janë tre nga katër autorët e sulmit dhe se policia keniane ka arritur në të njëjtin përfundim me analizën e FBI-së. Katër persona të tjerë që mendohet se po ndihmonin sulmuesit janë arrestuar.

Zoti Brady tha gjithashtu se nëse ndonjë prej autorëve të sulmit do të kishte shpëtuar gjallë dhe do të kishte arritur të dilte nga kompleksi, rrjeti al-Shabab do ta kishte festuar me bujë këtë fakt, por nuk ka pasur ndonjë sinjal të tillë.
XS
SM
MD
LG