Lidhje

FBI kryen një nga operacionet më masive në histori kundër Mafias


FBI kryen një nga operacionet më masive në histori kundër Mafias
FBI kryen një nga operacionet më masive në histori kundër Mafias

127 anëtarë të krimit të organizuar përballen me akuza përfshirë vrasje, zhvatje parash dhe trafik narkotikësh në një nga operacionet më të mëdha kundër mafias në historinë e FBI-së, siç deklaruar prokurorët.

Mbi 100 të pandehurit u arrestuan dje ndërsa rreth 800 agjentë federalë dhe oficerë të policisë kryen aksione në disa shtete. Një person u arrestua në Itali. Prokurori i Përgjithshëm amerikan Erik Holder, tha se mes të pandehurve kishte figura qendrore të familjeve mafioze Gambino dhe Colombo dhe ish- kreu i krimit të organizuar në New England. Të pesta familjet kryesore të krimit në Nju Jork ishin në shënjestër.

“Ky është një nga operacionet më të mëdha të kryera në një ditë kundër mafias në historinë e FBI-së si përsa i takon numrit të të pandehurve të arrestuar dhe të akuzuar, ashtu edhe përmasave të aktivitetit kriminal për të cilin akuzohen”.

Akuzat mbulojnë krime që janë kryer në një periudhë prej disa dekadash, përfshirë goditje klasike bandash për të eliminuar rivalët, një vrasje gjatë një përpjekjeje për grabitje dhe një hapje zjarri në një mosmarrëveshje për një pije të derdhur në një bar.

Disa akuza të tjera kishin të bënin me korrupsion mes punonjësve të portit që ishin të detyruar t’u jepnin një pjesë të shpërblimeve të fundvitit familjeve të krimit. Një nga të arrestuarit ishte një ish-oficer policie.

Autoritetet thonë se hetimi u ndihmua nga informatorët që incizuan mijëra biseda nga persona të dyshuar si anëtarë bandash.

XS
SM
MD
LG