Lidhje

SHBA: Niveli i interesave do të qëndrojë i pandryshuar

  • Zëri Amerikës

Ben Bernanke

Ben Bernanke

Zyrtatë të lartë të Bankës Qendrore të Shteteve të Bashkuara diskutuan sot lidhur me nivelin e interesit dhe çështje të tjera ekonomike. Ata vendosën që interesi të mbetet i pandryshuar për një farë kohe. Ekonomistët e anketuar nga organizata të mediave thonë se presin që Rezerva Federale, siç njihet Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara, ta mbajë të qëndrueshëm, në nivelin e ulët aktual interesin.

Rezerva Federale i uli interesat në një nivel rekord në dhjetor të 2008-ës, për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë amerikane në krizë. Niveli i interesit vazhdon të jetë në nivel të ulët, me një luhajtje 0 deri 0,25 për qind. Interesat e ulëta ua lehtësojnë punën bizneseve, që të marrin kredinë e nevojshme për t’u zgjeruar dhe për të punësuar njerëz.

Rezerva Federale njoftoi sot se aktiviteti ekonomik po fuqizohet dhe se tregu i punës po stabilizohet, por se papunësia e lartë dhe shtrëngimi i kredidhënies vazhdojnë të përbëjnë problem.

Një raport tjetër i zyrtarëve të lartë ekonomikë të administratës Obama thotë se ekonomia amerikane do të fillojë të krijojë vende pune këtë vit, por një numër jo të mjaftueshëm për të pakësuar nivelin e papunësisë.

XS
SM
MD
LG