Lidhje

UNICEF: 1 në 7 fëmijë i ekspozuar ndaj ndotjes


Sipas një raporti të ri të publikuar sot nga UNICEF-i, një në shtatë fëmijë të botës është i ekspozuar ndaj një mjedisi të ndotur, në nivel rreth 6 herë më të lartë se standartet ndërkombëtare të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Raporti u publikur një javë para konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike që mbahet në Marrakesh të Marokut.

Sipas raportit, rreth 2 miliardë fëmijë jetojnë në rajone ku niveli i ndotjes në mjedisin e jashtëm e tejkalon shifrën e përcaktuar në udhëzuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë: 620 milionë prej këtyre fëmijëve jetojnë në Azinë Jugore, 520 milionë në Afrikë dhe 450 milionë në rajonin e Azisë Lindore dhe Paqësorit.

UNICEF-i thotë se do t’i kërkojë vendeve pjesëmarrëse në Konferencën e Klimës të marrin masa urgjente për t’i mbrojtur fëmijët nga ndotja, përfshirë masat për pakësimin e nivelit të ndotjes, shtimin e mundësive që fëmijët të kenë sigurim shëndetësor, pakësimin e ekspozimit të tyre ndaj ndotjes dhe vënien në zbatim të matësve më të mirë të ndotjes.

XS
SM
MD
LG