Lidhje

Përparim jo i barabartë në ushqyerjen e fëmijëve

  • Joe Capua

A mother and child at a camp in Mogadishu. Many Somalis remain at risk because of hunger and conflict.

A mother and child at a camp in Mogadishu. Many Somalis remain at risk because of hunger and conflict.

Një studim i ri arrin në përfundimin se më pak se gjysma e vendeve në zhvillim ka të ngjarë të përmbushin Objektivin e Mijëvjeçarit për Zhvillim për sa i përket uljes së urisë mes fëmijëve. Sipas studimit, rreth 110 milion fëmijë në gjithë botën janë në kategori të mesme ose të lartë nën peshë, ndërkohë që gati 150 milion të tjerë janë disi nën peshë.

Rezultati është i bazuar në analizën e studimeve të shumë vendeve dhe në kërkime të tjera të kryera për dekada me rradhë. Profesori Majid Ezzati i kolegjit Imperial të Londrës ishte në krye të kësaj përpjekjeje.

“Ne jemi të vetëdishëm se statusi i ushqyerjes së fëmijëve është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tyre në përgjithësi dhe për jetëgjatësinë. Prandaj ne deshëm të shikonim se çfarë po ndodhte në vende të ndryshme të botës gjatë dekadave të fundit. Ne grumbulluam të gjitha statistikat e disponueshme për të shqyrtuar prirjet dhe për të parë se cilat vende po bënin përparim dhe cilat vende nuk po bënin përparim për sa i përket përmirësimit të ushqyrjes së fëmijëve”.

Studimi përfshiu gjithashtu kërkime të kryera nga Organizata Botërore e Shëndetsisë dhe nga universitete të ndryshme amerikane. Profesor Ezzati thotë se statusi i ushqyerjes së fëmijëve mund të ndryshojë shumë nga një rajon i botës në tjetrin.

“Ka pasur përmirësime të ndjeshme veçanërisht në Azi dhe në Amerikën Latine. Shumica e pjesës jugore të Amerikës Latine dhe shumica e Azisë lindore dhe juglindore kanë arritur ta ulin keqyshqyrjen mes fëmijëve deri në nivele shumë të ulëta. Azia jugore ka arritur suksese për sa i përket prirjeve, por fillimisht ky rajon ishte në gjendje shumë të keqe dhe i mbetet ende shumë punë për të bërë”.

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Afrikën nën-Sahariane.

“Fatkeqsisht situata është përkeqësuar në shumë vende gjatë dekadës së fundit para se të fillonte një përmirësim i ngadalshëm. Në disa aspekte, Afrika nën-Sahariane nuk është në gjendje më të mirë sot krahasuar me 20-25 vjet të shkuara. Disa vende kanë pasur rezultate të mira, por në përgjithësi si kontinent Afrika nuk ka arritur rezultatet e dëshiruara”.

Profesor Ezzati thotë se është vështirë të përcaktohet me saktësi mungesa e përparimit në Afrikën nën-Sahariane, megjithatë, shton ai, ekzistojnë disa tregues.

“Duhet të dyshojmë shumë se luajtën rol një sërë politikash nga fundi i viteve 80-të dhe fillimi i viteve 90-të që lidheshin me liberalizimin e tregtisë, dhe në fakt me uljen e shpenzimeve qeveritare dhe të ndihmave në sektorë si bujqësia, ushqyerja në përgjithësi, shpërndarja në përgjithësi e ushqimeve dhe shërbimeve shëndetsore për familjet më të vafëra”.

Profesor Ezzati thotë se 61 prej 141 vendeve në zhvillim të përfshira në studim kanë më shumë se 50 për qind mundësi që të arrijnë objektivin e uljes së urisë mes fëmijëve deri në vitin 2015.

“Por kjo do të thotë se 80 vendet e tjera kanë më pak se 50 për qind mundësi për ta arritur këtë objektiv. Ata mund ta arrijnë këtë objektiv nëse gjërat shkojnë mirë gjatë 3-4 vjetëve të ardhshëm, përndryshe këto vende nuk do ta realizojnë objektivin”.

Mes vendeve në pozitë shumë të mirë janë Kili dhe Kina, madje edhe në Afrikën nën-Sahariane ka disa përjashtime si Gana, Angola dhe Botsvana. Studiuesit në përgjithësi përdorin gjatësinë dhe peshën për të përcaktuar statusin e ushqyerjes te fëmijët. Profesor Ezzati thotë se Objektivat e Mijëvjeçarit për Zhvillim ndihmuan në krijimin e motiveve për të zgjidhur urine dhe çështje të tjera mes fëmijëve. Ai shton se ka prova që tregojnë se ushqyerja mes fëmijëve përmirësohet më së miri nëpërmjet zhvillimit të barabartë ekonomik, investimeve tek fermat e vogla, kujdesit shëndetsor bazë dhe programeve për të varfërit.
XS
SM
MD
LG