Lidhje

Në Ferguson kërkohet drejtësi


Dhuna, zemërimi dhe protestat vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer qytetin e vogël Ferguson, në St. Luis të shtetit të Mizurit. Protestat filluan pas vrasjes së një të riu të paarmatosur afrikano-amerikan nga një polic i bardhë më 9 gusht. Ngjarja ka shkaktuar indidnjatë në mbarë vendin dhe Shtëpia e Bardhë ka dërguar në qytetin e vogël oprej 20 mijë banorësh, Prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder.

Protestat e dhunshme dominonin ndaj atyre paqësore në Ferguson, ndërsa qyteti po përpiqet të rimarrë veten pas disa ditë dhdune, vandalizmi dhe plaçkitjesh.

Qindra vullnetarë po ndihmojnë për pastrimin e qytetit.

Ky restorant është goditur dy herë.

“Ka njerëz këtu që nuk kanë të bëjnë fare me ngjarjen. Ata vetëm shkatërrojnë,” thotë një qytetare.

Aty pranë ndodhet një memorial provizor për Michal Brown-in, të riun afrikano-amerikan që u qëllua dhe vra nga një polic i bardhë më 9 gusht.

Shumë besojnë se ky rast është bërë mishërimi i çështjeve më të thella, ende të pazgjidhura në Amerikë.

((BISHOP EDWIN BASS, CHURCH OF GOD IN CHRIST))

“Ka ende një ndarje të tellë mes Amerikës së bardhë dhe Amerikës së zezë. Dhe përserisa të mos ketë bashkëpunim real mes tyre, problemi do të vazhdojë të ekzistojë,” thotë kleriku Edwin Bass.

Peshkopi Edwin Bass dhe udhëheqës të tjerë kanë biseduar me Prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder, zyrtari më i lartë në vend i agjencive të zbatimit të ligjit.

FBI po kryen hetime për të parë në se ka patur shkelje të të drejtave civile dhe autoritetet lokale dhe shtetërore në Mizuri po kryejnë hetimet e tyre.

Shumica e banaorëve, si Erma Dupree, e dënojnë dhunën, por kërkojnë drejtësi:

“Kjo është ajo që ne kërkojmë, drejtësi. Dhe nuk jemi vetëm kundë policëve, por edhe politikanëve. Ne mendojmë se na është bërë padrejtësi.”

Organizata Amnesty International e ka akuzuar policinë për shkelje të të drejtave të protestuesve paqësorë. Polica e mohon këtë.

Kapiteni Ronald Johnson thotë se policia duhet të mbrojë protestuesit nga një grup i vogël që shkakton dhunën:

“Ne kemi parë elementët kriminalë që fshihen pas njerëzve që nuk kanë shkelur ligjin. Ata rrezikojnë qytetarët duke na sfiduar që të ndërhyjmë. Liria e fjalës është një nga vlerat më të mëdha që kemi. Ne nuk synojmë ta shkelim atë në asnjë mënyrë”.

Peshkopi Bass thotë se hetimet e Departamentit të Drejtësisë për këtë çështje janë jetike:

“Në se merret vendimi i duhur dhe ai kuptohet kjo do të sillte paqe në komunitetin tonë. Në se komuniteti ndjehet se nuk është trajtuar me drejtësi, për fat të keq do të ketë trazira.”

Peshkopi Bass shton se ndërkohë ai dhe udhëheqës të tjerë do të vazhdojnë të punojnë për të ulur tensionet në qytet.

XS
SM
MD
LG