Lidhje

Protesta të reja në Ferguson të Mizurit


Policia dhe protestuesit janë përplasur sërish në Ferguson të Mizurit, pak pasi shefi i policisë i zonës publikoi një video ku i kërkonte ndjesë familjes së adoleshentit afrikano-amerikan të vrarë muajin e kaluar nga një oficer policie i bardhë.

Në deklaratën e tij të regjistruar të enjten, Thomas Jackson, u drejtohet drejtpërdrejt prindërve të viktimës, Michael Brown. Ai u shpreh: “Askush që nuk ka përjetuar humbjen e një fëmije nuk mundet të kuptojë atë që po kaloni juve. Më vjen sinqerisht keq për humbjen e birit tuaj.”

Jackson gjithashtu kërkoi ndjesë për vendimin e marrë nga punonjësit e tij për të lënë trupin e gjakosur të Brown-it të shtrirë në rrugë me orë të tëra pasi ishte qëlluar me armë. Ai tha se hetuesit po mblidhnin prova për të patur një “ide të vërtetë të asaj çka ndodhi atë ditë”.

Vdekja e adoleshentit Brown shkaktoi javë të tëra protestash në rrugët e qytetit Ferguson.

XS
SM
MD
LG