Lidhje

Raundi i dytë i votimeve për kryetarin e komunës së Ferizajt


Në këtë komunë konkurojnë dy kandidatë, Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Adem Salihaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Sot për të dytën herë me radhë qytetarët e komunës së Ferizajt po votojnë për postin e kryetarit të komunës.

Në këtë komunë për kryetarë po konkurojnë dy kandidatët Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Adem Salihaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët në raundin e parë fituan më së shumti vota nga gjithsejtë tetë kandidatë sa ishin.

Sipas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votimet në këtë qytet janë duke u zhvilluar pa probleme të theksuara. Një pjesëmarrje e ultë e votuesve është karakteristikë e këtyre zgjedhjeve, ku janë të regjistruar rreth 95 mijë votues. Kutitë e votimit janë hapur që në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen ne orën 19, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në këtë komunë, janë hapur 25 qendra të votimit.

Edhe organizatat joqeveritare që po vëzhgojnë zgjedhjet kanë bërë të ditur për një proces të mirë të votimit, me përjashtim të disa parregullsive të vogla.

Procesi i votimit është duke u përcjell nga vëzhgues vendas e ndërkombëtarë.

Votimet në këtë qytet pasuan dorëheqjen e kryetarit të deritashëm, Bajrush Xhemajli, i cili u shpall fajtor si shkaktar i një aksidenti në maj të vitit 2009, ku humbi jetën një person.
XS
SM
MD
LG