Lidhje

Fermeri italian kundër shtetit


Californians are considering Proposition 37, which would require labeling on all food made with altered genetic material.

Californians are considering Proposition 37, which would require labeling on all food made with altered genetic material.

Giorgio Fidenato është miku i vetëm i kompanisë Monsanto në Itali. Misioni i tij në jetë është të rrisë misër të modifikuar gjenetikisht. Por qeveria italiane kërkon ta ndalojë atë me çdo kusht.

Giorgio Fidenato duket si çdo fermer tjetër misri në Itali. Por një gjë që e dallon nga të tjerët. Ai është një përkrahës i zellshëm i misrit të modifikuar gjenetikisht dhe do të bënte çdo gjë që të mund ta kultivojë atë. Edhe nëse bie ndesh me ligjin italian.

"Unë dua të përdor bioteknologjinë, sepse dua të ushqej veten dhe familjen time me bimë të modifikuara gjenetikisht, pasi mendoj se janë ushqime më të shëndetshme. Nuk dua absolutisht të ha produkte organike, sepse i konsideroj jo të shëndetshme dhe jo ushqyese," thotë zoti Fidenato.

Shtatë hektarët tij me misër të modifikuar gjenetikisht në rajonin verior të Friulit janë në qendër të një beteje politike. Në një shtet që promovon ushqimet bio, dhe që kohët e fundit i ka shpallur bimët e modifikuara në laboratorët e vet të jashtëligjshme, zoti Fidenato është kthyer në një lloj "armiku të shtetit".

Që nga viti 2010, qeveria italiane ka konfiskuar fushat e tij dy herë dhe e ka çuar para gjykatës lokale, rajonale dhe federale. Muajin e kaluar, vendimi i fundit i Gjykatës Administrative të Romës deklaroi se Fidenato po mbjell bimë të modifikuara në tokë kombëtare në mënyrë të paligjshme.
Komisioni Evropian njoftoi në vitin 2010 se do të lejojë që 27 shtetet e BE-së të mund të vendosin vetë nëse duan apo jo kultivim të bimëve të modifikuara gjenetikisht brenda kufijve të tyre. Por Giorgo Fidenato thotë se është ligji italian ai që duhet t’i përmbahet së drejtës evropiane, jo ai.

"Kur sistemi politik dhe gjyqësor i Italisë shtrembërojnë të drejtën evropiane, sigurisht që unë do të kundërshtoj dhe do të vazhdoj betejën time. Pra, unë do të vazhdoj të mbjell misër të modifikuar gjenetikisht, siç më lejon ligji evropian."
Rritja e misrit të modifikuar, thotë zoti Fidenato, është gjë e mirë, sidomos për të ushqyer kafshët.

Sipas Shoqatës Bujqësore Coldiretti, Italia konsumon rreth 11 milionë tonë misër çdo vit, por mund të prodhojë vetëm 60 për qind të nevojave të vendit për misër si ushqim për kafshët. Pra, ndërsa Italia nuk lejon kultivimin e misrit të modifikuar gjenetikisht, ajo importon misër dhe sojë të modifikuar për ushqim të kafshëve.
Fermeri Maurizio Marconato thotë se preferon t’i ushqejë kafshët e tij me misër të modifikuar dhe thotë se do të ishte shumë më e lirë nëse do të mund ta kultivonte atë vetë.

"Kemi misër të shëndetshëm. Ndërsa misri i zakonshëm, kur ka insekte, duhet ta trajtosh me kimikate, një ose dy herë. Por a mund të pastrojë bima veten nga këto kimikate? A mund të jemi të sigurt për këtë...? Apo po i hamë së bashku me misrin?" thotë zoti Marconato.

Aktivistët e organizatës Greenpeace thonë se ky lloj arsyetimi është naiv. Ata thonë se ndërsa misri i modifikuar mund të jetë pa bakterie në fillim, nuk ka hulumtime të mjaftueshme për të vërtetuar se farat e modifikuara nuk dëmtojnë mjedisin në kuadrin afatgjatë.

Kjo është arsyeja pse në vitin 2010 ata u përpoqën gjithashtu të ndalonin aktivitetin e fermerit Giorgio Fidenato. Ata u maskuan si insekte dhe hynë mes misrit të tij.
Protesta u drejtua nga Federica Ferrario. Ajo thotë se bimët e modifikuara duhet të qëndrojnë në laborator.

"Është një situatë krejt ndryshe kur liron organizma të tillë në mjedis. Nuk mund t’i kontrollosh më, nuk ka asnjë mënyrë për t’u kthyer pas nëse shfaqet ndonjë problem më i madh sesa gjërat që dimë tashmë. Është si t’i japësh një armë të mbushur një 3-vjeçari, nuk mund të dihen pasojat," thotë ajo.

Qeveria italiane është dakord. Disa thonë se paditë dhe qëndrimi agresiv i shtetit ndaj zotit Fidenato janë për të mbrojtur etiketën "Made in Italy".
Por kundërshtimi i vendosur i fermerit Giorgio Fidenato së shpejti mund të shqyrtohet sërish në arenën e Parlamentit Evropian, ndërsa Italia merr në korrik presidencën e BE-së për gjashtë muaj. Fidenato përballet me kundërshtime të ashpra në Itali.

Kundërshtarët e tij janë të zemëruar, të organizuar dhe, në disa raste, të përgatitur dhe për ta zbatuar ligjin me veprimet e tyre.

Ndryshe nga amerikanët, shumica e evropianëve kundërshtojnë fuqishëm promovimin e ushqimeve të modifikuara gjenetikisht.
XS
SM
MD
LG