Lidhje

Festa e Pashkëve në Nju Jork


Gjatë gjithë javës në Nju Jork është ndjerë atmosfera e Pashkëve.

Në vitrinat e dyqaneve të Manhatenit sheh çokollata të përmasave të ndryshme, me temën e Pashkës: vezë çokollate, lepurushë, qingja prej çokollate...Vezët janë simboli i lindjes, lepurushi po ashtu simbol i riprodhimit dhe pronarët e dyqaneve shpresojnë që këtë vit të shesin një numër të madh produktesh sepse të gjithë i pëlqejnë çokollatat.

Por Nju Jorku dallohet për një detaj të veçantë gjatë Pashkëve, ndryshe nga qytetet e tjera amerikane.

Ndërsa kapelet përlqehen shumë këtu gjatë gjithë vitit, Pashka është një arsye perfekte për të shprehur më tepër pompozitet në paradat që organizohen me këtë rast.

Historikisht, nju jorkezët veshin kapele dramatike qoftë në paradë, qoftë në shërbesat fetare: kapele, me pupla, me lule dhe fjongo shumëngjyërshe. Këto simbole të festës këto ditë në Nju Jork të kujtojnë jo vetëm Pashkën, por rilindjen e stinës së re të pranverës.

XS
SM
MD
LG