Lidhje

Çikago organizon festivalin bluz


Qyteti i Çikagos në Ilinoi organizoi në datat 6-8 qershor festivalin e muzikës bluz. Në skenën e këtij festivali u ngjitën disa prej emrave më të njohur të kësaj muzike. Adhuruesit nga e gjithë bota u mblodhën në Parkun Grant të Çikagos për të ndjekur festivalin tre ditor të muzikës bluz elektrike dhe akustike. Në këtë festival grupi Lil’Ed & The Blues Imperials publikuan albumin e tyre të ri me titull” Jump Start” prej të cilit është shkëputur kënga “Bota e dashurisë”.

please wait

No media source currently available

0:00 0:05:29 0:00
Direct link


Gjithashtu gjatë këtij festivali u kujtuan edhe disa prej muzikantëve legjandarë të muzikës bluz të qytetit të Çikagos. Mes tye u kujtua këngëtarja Koko Taylor, këngëtari dhe kitarristi Davit “Honeyboy” Edwards, kitarristi Hubert Sulin, Williw “Big Eyes” Smith dhe George “Mojo” Bufod.

Djali i Muddy Waters, Mud Morganfiels ishte mes atyre që kujtuan disa prej pjestarëve të grupit të MuddyWatersit, që u ndanë nga jeta në vitin 2011. Në skenën e festivalit të muzikës bluz ishin të pranishëm edhe grupi “Blues in the schools”, 5 grupe të tjera që konkurronin për titullin “Chicago Blues Challange”, kitarristët Lurrie Bell dhe Joe Louis Walker si dhe këngëtarja blues dhe gospel Mavis Staples. Ajo, është një prej artistëve që kanë emrin në hollin e Famës, si dhe ka fituar një çmim Grammy në vitin 2011 për albumin “You are not alone”.
XS
SM
MD
LG