Lidhje

Realiteti, frymëzim në Festivalin e Edinburgut


Shumë interpretues në festivalin e Edinburgut në Skoci thonë se këtë vit do ta marrin materialin tek viti i fundit i pasigurisë politike, kur të ngjiten në skenë për të sjellë humorin e tyre më të mirë.

Grupi “The Kinsey Sicks” thotë se e vetmja mënyrë për ta përballuar “çmendurinë e asaj që po ndodh” në politikën botërore është përmes humorit, “përndryshe do të duhej të qanim”.

Aktori Bob Slayer do të lexojë në skenë të gjithë hetimin britanik për pushtimin e Irakut në vitin 2003, një tekst me 2.6 milionë fjalë.Ai i tha një televizioni britanik se shpreson që kjo të hapë debatin për temën e luftës.

Por një botë ku zhvillimet rrokullisen me shpejtësi, nuk është aq e thjeshtë të gjesh material.Producentët e një grupit 'Newsrevue' thonë se ritmi i ngjarjeve shpesh Izhvlerëson materialet e tyre.

XS
SM
MD
LG