Lidhje

Festivali i 65-të i Filmit në Kanë

  • Zëri Amerikës

Festival i 65-të i Filmit në Kanë filloi dje me një ceremoni luksoze të qilimit të kuq, në mjediset e hotelit Riviera.

Filmi "Moonrise Kingdom" shënoi fillimin zyrtar të 12 ditëve të festivalit, gjatë të cilave shfaqen filma, bëhen marrëveshje dhe zhvillohen mbrëmje festive.

Filmi - në të cilin interpretojnë aktorët amerikan Bill Murray dhe Bruce Willis - është ndër 22 filmat që konkurrojnë për të fituar çmimin prestigjoz “Palma e Artë”.

Aktorja Eva Longoria ishte një nga yjet që marrin pjesë në aktivitetin vjetor, i cili shërben si vitrinë për dhjetra filma që shpresojnë të fitojnë famë.

Festivali i Filmit në Kanë përfundon më 27 Maj.

XS
SM
MD
LG