Lidhje

Festivali Ndërkombëtar i Filmit nis edicionin e tretë në Durrës


Festivali Ndërkombëtar i Filmit nis edicionin e tretë në Durrës
Festivali Ndërkombëtar i Filmit nis edicionin e tretë në Durrës

Festivali Ndërkombëtar i Filmit nis sot edicionin e tretë në Durrës, me pjesemarrjen e një serie filmash nga e gjithë Evropa dhe Ballkani, prodhime të vitit 2009.

Sipas drejtuesve të festivalit, janë 10 filma që konkurojnë për Gladiatorin e Artë, ndersa 7 filma të tjerë janë në garë për Më të Mirin e Ballkanit.

Risia e këtij viti është se festivali ka hapur dyert për të gjithë studentët e Arteve të Akademive shqipfolëse, që të shfaqin talentin me filmat e tyre të metrazhit të shkurtër.

XS
SM
MD
LG