Lidhje

3-5 gusht, festivali i xhazit në Newport të Rhode Island


Trideseta obljetnica Blue Note jazz kluba

Trideseta obljetnica Blue Note jazz kluba

Festivali fillon me një dedikim për “Vendlindjen e Xhazit”, New Orleans i Luizianës

Kjo verë në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë e nxehtë, por siç thuhet në materialin në vazhdim, sado të larta të jenë temperaturat e kësaj vere, një pjesëmarrje gati record pritet në Festivalin e Xhazit në Newport të Rhode Island.

Newport, Rhode Island është me siguri një destinacion për ata njerëz që duan të shikojnë vila madhështore, të argëtohen në erën e freskët rrugës piktoreske Oqeani ose të kalojnë disa orë në muzeun dhe hollin e fames të tenisit ndërkombëtar. Por për mijëra të tjerë, një pikë tërheqëse e qytetit është festivali i xhazit në Newport.


Që prej vitit 1954, ky festival ka paraqitur artistë legjendarë, në fakt në festivalin e parë, nën drejtimin e themeluesit të tij, George Wein (Ween), morën pjesë këngëtarë të njohur si Dizzy Gillespie, Oscar Peterson, Ella Fitzgerald, Errol Garner, dhe Kuarteti Modern i Xhazit.

Festivalit i vitit 1958 ishte objekt i filmit dokumentar të sukseshëm, “Jazz On A Summer’s Day.” Vendndodhja e tij aktuale në parkun shtetror Fort Adams ofron një peisazh të barkave që notojnë nëpër portin Newport, një treg artizanësh, bukuritë e famshme të rajonit New England si dhe tre skenat e muzikës jazz dhe blues.

Festivali fillon më 3 gusht me një dedikim për “Vendlindjen e Xhazit”, New Orleans, i Luizianës, me bandën The Preservation Hall Jazz dhe Dr. John & The Lower 911, me këngëtarin dhe pianistin Jon Cleary.

Edhe 30 grupe të tjera do të interpretojnë gjatë asaj fundjave, mes tyre banda Pat Metheny Unity, Bill Frisell me një këngë të John Lennon, quintet Joe Lovano-Dave Douglas, banda e kamjonëve Tedeschi (Teh-DES-kee), orchestra Maria Schneider, ambasadorët Berklee Global Jazz dhe vokalistët Gretchen Parlato, Kurt Elling dhe Dianne Reeves.
XS
SM
MD
LG