Lidhje

Shqipëri - Dhunë ndaj kandidatit të opozitës


Në Shqipëri kandidati për deputet i partisë Fryma e re demokratike, Mit’hat Hoxha është sulmuar dhe goditur mbrëmë nga tre persona duke përfunduar në spital për shkak të dëmtimeve të mëdha

Hoxha, i cili është kandidat në zonën e Roskovecit, ka mundur të flasë vetëm pas mesditës, kur ai është marrë në pyetje nga një prokurore e Fierit. Ai ka thënë se është sulmuar befasisht. Bashkëshortja e tij ka treguar se ata kishin marrë më parë kërcënime me vdekje, që i shoqi të tërhiqej nga gara për zgjedhjet e 23 qershorit.

Kryetari i partisë Fryme e re demokratike, ish presidenti Bamir Topi e dënoi ashpër këtë ngjarje duke kërkuar nga partia demokratike që të distancohet nga cdo zyrtar apo familjar të tyre, autor, sipas tij, të dhunës. Ai kërkoi nga policia që të garantojë jetën e qytetarëve dhe integritetin e atyre që konkurrojnë në garën elektorale. Policia nga ana e saj hodhi poshtë deklarimet e zotit Topi se ajo kishte marrë më parë denoncime për kërcënimet ndaj zotit Hoxha dhe se nuk kishte vepruar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG