Lidhje

FIFA: Asnjë lojtar në këtë Botëror nuk është testuar pozitiv për doping

  • Zëri Amerikës

FIFA: Asnjë lojtar në këtë Botëror nuk është testuar pozitiv për doping

FIFA: Asnjë lojtar në këtë Botëror nuk është testuar pozitiv për doping

Një zyrtar i Fifës tha sot se deri tani asnjë lojtar në këtë Botëror nuk është testuar pozitiv për doping. Kryeeksperti i Fifës për çështjet mjeksore Jiri Dvorzhak tha se ky është Botërori i katërt radhazi ku nuk ka pasur raste të tilla. Më shumë se 450 lojtarë janë testuar gjatë këtij botërori dhe sipas ekspertit askush nuk është testuar pozitiv. Edhe numri i dëmtimeve të lojtarëve për ndeshje ka rënë nga 2.7 në vitin 2002 në 2.2 deri tani, sipas statistikave të Fifës. Zoti Dvorzhak tha se kjo rënie ka ardhur si rrjedhojë e përgatitjes më të mirë të lojtarëve dhe përmirësimit të teknikave që përdorin ekipet mjeksore të cilat shoqërojnë lojtarët. Objektivi i Fifës është që ta ulë numrin e dëmtimeve deri në 2 për çdo ndeshje. Fifa ka shprehur gjithashtu kënaqësinë që gjyqtarët në fushë po e ndëshkojnë më ashpër përdorimin e bërrylave nga lojtarët për të parandaluar dëmtimet në qafë dhe në kokë. Raste të tilla duhen ndëshkuar me kartonin e kuq, tha zyrtari i Fifës.

XS
SM
MD
LG