Lidhje

Blatter dhe Platini – tetë vjet jashtë futbollit


Presidenti i i FIFA-s, Sepp Blatter dhe udhëheqësi i UEFA-s, Michel Platini, janë pezulluar për një afat tetë vjeçar nga të gjitha veprimtaritë e futbollit

Komisioni i Etikës i trupit qeverisës të futbollit FIFA, a ka ndaluar presidentit Sepp Blatter dhe të përkëdhelurit të tij përfshirjen në veprimtari sportive për tetë vjet.

Komisioni mori të hënën këtë vendim kundër zotit Blatter and Michel Platinit, shef i trupit qeverisës së futbollit evropian UEFA, lidhur me një pagesë prej dy milionë dollarësh që Baltter i kishte bërë Platinit në vitin 2011. Prokurorët zviceran kanë hapur hetime penale lidhur me këtë pagesë.

Vendimi me siguri të pengojë përpjekjen e Platinit për të pasuar zotin Blater në postin e tij në zgjedhjet që mbahen në muajin shkurt. Të dy burrat, të cilët kanë mohuar çdo keqbërje, pritet të apelojnë në komisionin e ankesave të FIFA-s dhe në Gjykatë e Arbitrazhit për sport.

Blatter dhe Platini ishin pezulluar përkohësisht që prej tetorit për shkak të pagesës së diskutueshme.

FIFA u përfshi në një skandal pasi që 14 zyrtarë të saj u arrestuan në Cyrih në muajin maj dhe u akuzuar në Shtetet e Bashkuara me rreth 50 akuza për korrupsion, duke përfshirë shantazhin, mashtrimin dhe pastrimin e parave. Zyrtarët zviceranë kanë hapur edhe një hetim të veçantë penal që përfshinë përzgjedhjen Rusisë dhe Katarit nga ana e FIFA-s për të organizuar Kupën e Botës në vitin 2018, përkatësisht në vitin 2022.

XS
SM
MD
LG