Lidhje

FIFA nuk ndalon dot vuvuzelat

  • Zëri Amerikës

FIFA nuk ndalon dot vuvuzelat

FIFA nuk ndalon dot vuvuzelat

Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA njoftoi sot se, vuvuzelat, boritë jugafrikane që përdorin tifozët në stadiume, nuk do të ndalohen nga ndeshjet e Botërorit. Ndërkaq, policia jugafrikane ndërhyri për të shpërndarë një protestë të punonjësve të sigurisë në njërin prej stadiumeve.

FIFA konfirmoi sot se vuvuzelat nuk do të ndalohen nga ndeshjet e Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut, pavarësisht nga ankesat e disa lojëtarëve dhe tifozëve.

Kjo trumpetë plastike, që nxjerr një zukamë të mërzitshme, është parë e dëgjuar gjithandej gjatë Botërorit parë të Afrikës.

Rich Mkhondo, drejtori i zyrës së komunikimit i komitetit vendor për organizimin e Botërorit, tha në një konferencë për shtyp në Johanesburg se ishte me rëndësi të respektoheshin ndjenjat e tifozëve, mijëra prej të cilëve sjellin me vete vuvuzelat në stadium.

“Nuk do të përqendrohem shumë në atë që thuhet për vuvuzelën nga jashtë. Do të përqendrohem në ndjenjat e shikuesve këtu. Nëse e sheh ndeshjen në shtëpi je ndryshe nga ai që vjen këtu i veshur me rroba ngjyra-ngjyra të kombëtares dhe sjell vuvuzelën me vete.”

Ai po ashtu theksoi se vuvuleza është pjesë e kulturës së vendit organizator së këtij Botërori.

“Është Kupa e Botës ngjarje jugafrikane apo ngjarje botërore? Është ngjarje botërore dhe Afrika e Jugut është vendi mikprtirës. Pra, si mysafirë, ju lutem, përqafoni kulturën tonë, përqafoni mënyrën se si ne kremtojmë.”

Ndërkaq, zoti Mkhondo foli edhe lidhur me protestën e punonjësve të sigurisë së stadiumit në Durban, të cilët protestuan në shenjë pakënaqësie me pagat e ulta, disa orë pas ndeshjes ndërmjet Gjermanisë dhe Australisë.

“Mosmarrëveshja ndodhi tri orë pas ndeshjes dhe në asnjë rast siguria e shikuesve nuk është vënë në rrezik.”

Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën e protestuesve, dukë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome. Protesta kishte filluar në parkingut e stadiumit dhe më pasë kishte vazhduar në rrugë.

Protestuesit u shpërndanë të qetë pas diskutimeve me policinë. Zoti Mkhondo tha se komiteti organizator do të angazhohet që stadiumet të ofrojnë siguri dhe të shmanget përsëritja e situatës gjatë rrjedhës së Botërorit.

“Ne kemi marrëdhënie pune me këtë kompani dhe do të negociojmë me të për t’u siguruar që situata të tilla të mos përsëriten.”

Zoti Mkhondo tha se po zhvillohen bisedime me punonjësit e sigurisë si dhe kompaninë e kontraktuar nga organizatorët me qëllim që mosmarrëveshjet e tilla të mos përhapen në qytetet dhe stadiumet të tjera.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG