Lidhje

FIFA pushon hetimin për marrje rryshfetesh ndaj zv/presidentit Xhek Uorner

  • Zëri Amerikës

FIFA pushon hetimin për marrje rryshfetesh ndaj zv/presidentit Xhek Uorner

FIFA pushon hetimin për marrje rryshfetesh ndaj zv/presidentit Xhek Uorner

Organi regullator i futbollit botëror FIFA pushoi hetimin për marrje rryshfetesh ndaj zëvendëspresidentit Jack Warner pasi ai dha sot dorëheqjen nga të gjitha detyrat e tij.

68 vjeçari Warner, i cili ka qënë për një kohë të gjatë edhe kreu i Federatës së Amerikës Veriore, Qëndrore dhe Karaibeve u pezullua nga detyra muajin e kaluar.

Warner nga Trinidadi, dhe shefi i futbollit aziatik Mohamed bin Hammam nga Katari u pezulluan nga puna pas akuzave u kishin paguar votuesve të Karaibeve 40 mijë dollarë në një përpjekje për të rrëzuar presidentin e FIFAs Sepp Blatter në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në fillim të këtij muaji.

Warner ishte anëtari më i vjetër i komitetit ekzekutiv të FIFA-s me një karrierë gati 30 vjeçare.

XS
SM
MD
LG