Lidhje

Vazhdojnë luftimet në Nagorno-Karabak


Në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakut vazhdojnë luftimet, edhe pse Azerbajxhani shpalli dje armëpushim të njëanshëm pas dy ditë betejash me kryengritësit armenë.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ali Aliyev deklaroi se nuk do të heqë dorë nga qëndrimi i qeverisë së tij. Ai tha se do të forcojë ushtrinë, edhe pse shpreson që çështja të zgjidhet në mënyrë paqësore.

Nagorno-Karabaku është një enklavë malore me një sipërfaqe prej rreth 12.000 kilometrash katrore brenda territorit azerbajxhanas. Rajoni vazhdon të jetë nën kontrollin e forcave etnike armene dhe ushtrisë armene që nga përfundimi i luftës në vitin 1994. Lufta la rreth 30,000 të vrarë dhe zhvendosi rreth një milion të tjerë.

XS
SM
MD
LG