Lidhje

Filipinet goditen nga tajfuni Haiyan


Kryqi i Kuq i Filipineve tha se super tajfuni që goditi pjesën qendrore të vendit mund të ketë vrarë të paktën 1 mijë e 200 njerëz. Shifra zyrtare e publikuar sot nga qeveria e Filipineve ishte 138 viktima, por Presidenti Benigno Aquino tha se beson se do të ketë shumë më tepër të vdekur. Sekretarja e Përgjithshme e Kryqit të Kuq të Filipineve tha se organizata e saj vlerëson se të paktën 1 mijë njerëz kanë humbur jetën në ishullin Leyte dhe 200 të tjerë në ishullin fqinj Samar.

Një ekip i ndihmës pas Katastrofave i Kombeve të Bashkuara që mbërriti në Tacloban, kryeqytet i ishullit Leyte, tha se kishte gjetur “skena të një shkatërrimi total”. Sipas grupit, rrugët nga aeroporti deri në qytetin me 200 mijë banorë ishin të pakalueshme, duke bërë që helikopterët të jetë mjeti i vetëm i transportit. Super Tajfuni Haiyan, i cili goditi Filipinet dje, konsiderohet si një nga stuhitë më të forta të regjistruara ndonjëherë.

Numri i të vdekurve nga stuhia e djeshme pritet të rritet, megjithëse një ide e qartë mbi dëmet e shkaktuara nga tajfuni nuk do të jetë e mundur për disa ditë. Tajfuni Haiyan – një nga stuhitë më të forta të regjistruara ndonjëherë – shkaktoi dëme të shumta në gjithë Filipinet qendrore.

"Çfarë të bëj tani që shtëpia ime u shkatërrua? Nuk e prisja që erërat të ishin kaq të forta", thotë një banore e qytetit Bantayan në Cebuano.

Tajfuni kishte erëra me mbi 300 kilometra në orë, duke arritur shpejtësi edhe më të madhe ndërsa goditi ishujt.

Stuhia zbarkoi në ishujt Leyte dhe Samar, duke krijuar vorbulla erërash që në disa vende arrinin deri në 5 metra lartësi.

"Tajfuni Haiyan u intensifikua shumë ndërsa shkonte drejt Filipineve si dhe pasi i goditi ishujt. Stuhia është dobësuar gjatë kalimit mbi ishuj, por çfarë do të ndodhë kur të shkojë sërish mbi ujin e ngrohtë të Detit të Kinës Jugore?"

Njerëzit në Vietnam filluan të përgatitet për stuhinë që pasi ajo filloi të godiste fuqishëm Filipinet. Tajfuni haiyan pritet të arrijë Vietnamin nesër.
XS
SM
MD
LG