Lidhje

10 mijë të vdekur dhe shkatërrime masive nga tajfuni


Një nga tajfunët më të fortë goditi pjesën qendrore të Filipineve, duke lënë të shkatërruar qytete dhe fshatra të tërë dhe duke shkaktuar vdekjen e mbi 10 mijë vetëve.

Pasi goditi mbi gjashtë provinca, tajfuni Haiyan ndryshoi drejtim drejt veri-perëndimit në detin e Kinës së Jugut ku fuqia e tij u zbut duke u shndërruar në stuhi tropikale pranë kufirit me Vjetnamin dhe brigjet jugore të Kinës.

Stuhija goditi ishullin Leyte nga lindja të premten. Dje, kur u bë e qartë shkalla e shkatërrimeve, autoritetet filipinase thanë se numri i të vdekurve pritet të rritet. Presidenti Benigno Aquino deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme në rajon.

Ofertat për ndihma kanë filluar të vijnë nga vende të tjera, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Dje përmes një deklarate, Presidenti Barak Obama shprehu keqardhjen e Amerikës dhe u zotua për “ndihma të konsiderueshme humanitare”. Njësi ushtarake amerikane u mobilizuan të shtunën për të kërkuar për të mbijetuar.

Sipas parashikimeve të motit, stuhija pritet të vazhdojë të zbutet sot ndërkohë që lëviz mbi Kinën e jugut.
XS
SM
MD
LG