Lidhje

Një tërmet i fuqishëm godet Filipinet


Një tërmet me magnitudë prej 7.2 ballësh sot tronditi pjesën qëndrore të Filipineve, duke vrarë të paktën 20 vetë dhe duke dëmtuar ndërtesat historike.
Epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra në thellësi të Ishujve Bohol, pranë ngushticës Cebu, një zonë e njohur turistike. Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.
Banorja e ngushticës Cebu, Sian (shon) Maynard i tha Zërit të Amerikës se ajo ishte zgjuar nga tërmeti herët në mëngjes. Ky ishte tërmëti më i fuqishëm që ajo ka përjetuar deri tani.
Zonja Maynard tha se disa prej ndërtesave historike të zonës kanë pësuar dëme të mëdha.
Fotografitë e publikuara në mediat sociale gjithashtu tregojnë dëmtime të mëdha të dyqaneve dhe të rrugëve të shkaktuara nga tërmeti.
Rajoni u trondit nga disa pasgoditje të fuqishme, duke bërë që shumë banorë të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre.
Sot është festë kombëtare në Filipine dhe kjo mund të ketë ndikuar në numrin e vogël të viktimave pasi shumë shkolla dhe zyra ishin të mbyllura.
Tërmetet janë të zakonshme në Filipine, vend i cili shtrihet përgjatë zonës së Paqësorit të njohur si “Rrethi i Zjarrit”.
XS
SM
MD
LG