Lidhje

Fillim "konstruktiv" i bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit


Irani dhe 6 fuqitë e mëdha të botës janë po mbyllin ditën e parë të bisedimeve direkte mbi programin bërthamor të Teheranit.

Sot Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh në Stamboll.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Turqi, Bijan Farhood tha se Irani gjithashtu ka zhvilluar takime dy palëshe me Kinën, Rusinë dhe Turqinë, por ata refuzuan një takim dy palësh me Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht nga ky veprim, ai shtoi se disa fuqi perëndimore besojnë se Irani ka treguar më shumë vullnet për të diskutuar çështjet bërthamore se në bisedimet e vitit të kaluar.

Më herët, zëdhënësi i shefes së BE-së për politikën e jashtme Catherine Ashton kishte thënë se raundi i parë i bisedimeve midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore për programin e debatueshëm bërthamor të Teheranit ishte “konstruktiv”, duke hedhur themelet për bisedimet e ardhshme.

Michael Mann tha sot se fuqitë botërore besojnë se Irani ka treguar angazhim në bisedime pasi dy palët përfunduan seancën e tyre të parë në Stamboll.

XS
SM
MD
LG