Lidhje

Fillojnë bisedimet mes Iranit dhe agjencisë bërthamore të OKB

  • Zëri Amerikës

Bisedimet mes autoriteteve iraniane dhe zyrtarëve të agjencisë bërthamore të OKB-së filluan në Vjenë, ndërsa gazeta amerikane the Washington Post njofton se Irani ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjin detar në një përpjekje për të shmangur sanksionet e vendosura për programin e tij bërthamor.

Zyrtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore pritet t’i bëjnë presion Iranin të lejojë qasje në bazën ushtarake të Parchinit pranë Teheranit. Irani nuk ka plotësuar ende kërkesat e OKB-së për të vizituar objektin, ku zyrtarët dyshojnë se Irani ka ndërtuar një kontenier për prova eksplozivësh.

Diplomatët perëndimorë dyshojnë se Irani po përpiqet të fitojë kohë për të hequr çdo dëshmi inkriminuese para se të lejojë inspektorët e OKB-së brenda objektit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG