Lidhje

Fillojnë mbarë shitjet për sezonin e festave

  • Mil Arcega

Fillojnë mbarë shitjet për sezonin e festave

Fillojnë mbarë shitjet për sezonin e festave

Shifrat paraprake tregojnë se sezoni i shitjeve për festat pati një fillim të mbarë në Shtetet e Bashkuara. Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë thotë se numri i amerikanëve që shkuan në dyqane dhe që vizituan faqe elektronike gjatë të ashtuquajturës fundjava e të Premtes së Zezë, u rrit ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Shitësit me pakicë shpresojnë që porositë në internet gjatë asaj që njihet si e Hëna Kibernetike, do të jenë po aq të shumta në numër, ndërsa fillon sezoni i rëndësishëm i festave të fundvitit.

Sezoni i festave filloi fuqishëm me shitjet e fundjavës kur gati 200 milionë amerikanë shfrytëzuan uljet e çmimeve dhe e orët e zgjatura të dyqaneve.

Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë tha se pati një rritje prej 9 përqind nga viti i kaluar. Analisti Lori Wachs thotë se jo vetëm që kishte më shumë klientë, por ata shpenzuan më shumë para.

"Konsumatori ka filluar të ndjehet më mirë. Ata po shpenzojnë në mallra luksoze si bizhuteri dhe po blejnë edhe për vete".

E Premtja e Zezë konsiderohet një pikë kthese për shitësit me pakicë pasi shënon ditën e vitit kur dyqanet fillojnë të lëvizin shifrat në të zezë – term që në kontabilitet shënon fitim.

Terry Lundgren, shefi ekzekutiv në dyqanin Macy’s thotë se shifrat e këtij vitit janë jetësore për një ekonomi të shëndetshme.

Një në çdo pesë vende pune janë në dyqane dhe restorante në Amerikë. Pra në se dalim mirë, atëherë do të jemi ata që do të fillojmë të drejtojmë mëkëmbjen dhe do të kapërcejmë çështjet sfiduese që lidhen me të si papunësia.

Federata e shitjeve me pakicë tha se konsumatorët amerikanë shpenzuan mesatarisht 365 dollarë gjatë fundjavës – gati 20 dollarë më shumë nga viti i kaluar.

Shitësit me pakicë presin që gjatë ditës së Hënë 100 milionë konsumatorë të kenë zbuluar çmimet e lira në internet. Shitjet në internet pritet të rriten 30 përqind nga viti i kaluar.

Steve Yankovich, që drejton divizionin e e-Bay thotë se teknologjia i lejon konsumatorët të blejnë nga shtëpia, në punë ose përmes telefonit.

"Ne kemi dyqanin në duart tona. Kemi në duar çmimin, mundësitë të zgjedhim sikur të jesh në dyqan".

Shpenzimet e konsumatorëve janë motori kryesor i ekonomisë amerikane dhe përbëjnë rreth 70 përqind të aktivitetit ekonomik. Por shenjat se konsumatorët po harxhojnë më shumë nuk arriti të shtojë besimin e investitorëve – ende të shqetësuar nga kriza evropiane e borxheve.

XS
SM
MD
LG